Korcë, denoncohet mungesa e ilaçeve drejtori i spitalit nuk prononcohet

Report TV 2015-08-21

Views 12

KORÇE - Drejtori i spitalit rajonal të Korcës, përjashton dy gazetare nga të gjitha zhvillimet e këtij institucioni, pas denoncimit , që ata i bënë në media për mungesën e ilaceve për pacientët.

Irritimi i drejtorit të sapoemëruar të spitalit, ka ardhur pak ditë pasi mediat, përfshirë edhe tv A1 REPORT! ka trajtuar ceshtjen e mungesës së medikamenteve deri tek ato më elementaret në spitale, fakt ky i konfirmuar nga vetë pacientët.

Megjithatë, 4 ditë më parë, A1 REPORT! kontaktoi në telefon drejtorin e spitalit, Ylli Qirinxhi i cili ka pohuar se nuk mund të flasë pa marrë të dhëna nga farmacia se si qëndron situata realisht lidhur me medikamentet.
Ndërkohë që sot Qirinxhi ka pohuar publikisht se do të ndërpresë cdo komunikim , për të gjitha aktivtetet, që do të ketë ky institucion në shenjë hakmarrje ndaj denoncimit që mediat i bënë spitalit për mungesë ilacesh.

Ylli Qirinxhi u emërua në krye të spitalit të Korcës rreth një muaj më parë pas shkarkimit të Artan Buzos, të LSI si rezultat i marrëveshjes, PS-LSI.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form