VLORË-Trupi i pajetë i një kamerieri në Vlorë është gjetur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në ambientet e një lokali.
L.Xh. 50 vjeç gjeti vdekjen në një lokal në lagjen "28 Nëntori", ndërsa kishte konsumuar alkool gjatë gjithë natës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur.