VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku një makinë ka shpërthyer pasi i kishin vënë lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur në rrugën '28 nëntori' rreth orës 2:50 të mëngjesit të sotëm. Makina ka pësuar dëme të konsiderueshme ndërsa në momentin e shpërthimit ka qenë e parkuar para derës së një banese.