http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka shfrytëzuar fjalimin e përditshëm tek çadra e protestës, per t?i bere te qarte faktorit ndërkombëtar, se nuk do te tërhiqet nga pozicioni i tij. Gjate ditëve te fundit, Brukseli ka tentuar serish te negocioje per zgjidhjen e situatës ne Shqipëri dhe Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn, si dhe kreu i Partisë Popullore Europiane Daul, kane zhvilluar biseda telefonike me liderin e opozitës Basha; por sot nga çadra përgjigja e kreut te PD ishte e qarte.?Kush më kërkon mua shqiptar apo i huaj, pazar me Edi Ramën, për hir të stabilitetit pa demokraci, duhet ta kuptojë se ajo që ka lindur me 18 shkurt, është më e madhe se Partia Demokratike, është më e madhe se opozita, patjetër, është më e madhe se Lulzim Basha, më e madhe se Shqipëria dhe shqiptarët?.Nuk ka e nuk do të ketë asnjë tërheqje në kauzën dhe betejën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një dite pas kritikave te 3 prej figurave me te rëndësishme te PD, Bregu, Topalli e Selami, kreu i PD Basha foli per përpjekje per përçarje.?Ndaj kanë bërë gjithçka këto 74 ditë për të na shkurajuar, për të na trembur, për të na ndalur, për të na përçarë, për të na shitur e për të na blerë, por kanë dështuar dhe do të dështojnë, me turp?.Per te ilustruar qëndresën e opozitës, Basha iu referua aksionit opozitar ditën e zgjedhjeve ne Kavaje.?E diela është një ditë e madhe për Republikën e Re.
Ku do të jemi të dielën? ? Protestuesit: Në Kavajë!?