http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne përvjetorin e Policisë se Shtetit, lideri i opozitës Lulzim Basha ka zgjedhur te nderoje se pari ata punonjës te policisë qe humben jetën ne lufte me krimin. Pas nje vizite ne familjen e Artan Cukut, i cili u vra vitin e kaluar, kreu i PD Basha akuzoi qeverinë si përgjegjëse per situatën problematike te krimit ne Shqipëri.
?Shqipëria është kthyer në një zonë të lirë të krimit, si pjesë e paktit kriminal, midis Edi Ramës dhe atyre që e ndihmuan të vijë në pushtet me vota të blera, vota të shitura. Ndaj shërbimi më i madh që mund të bëjmë ndaj burrave dhe grave të ndershëm në uniformë është të bashkohemi në një aleancë vlerash, për të shporrur aleancën e krimit në pushtet dhe për të rikthyer edhe një herë drejtësinë çliruar nga krimi.?
Basha është shprehur skeptik per procesin e vetingut ne Policinë e Shtetit, duke theksuar se zgjidhja qëndron tek largimi i kryeministrit Edi Rama.
?Vettingu nga Fatmir Xhafa, apo Edi Rama, apo kjo shumicë e bërë njësh me krimin, është si t?i varësh mëlçitë ujkut në qafë. Policia do të pastrohet, kur qeverisja të pastrohet nga politikanët e lidhur me krimin.?
Te njejtin qëndrim Basha ka mbajtur edhe per kandidatet qe mendohet se do te zevendesojne Haki Cakon ne krye te Policisë se Shtetit.
?Asnjë vlerë nuk kanë manovrat dhe fasadat. Më kujtojnë gjithçka që ka ndodhur 4 vite më parë, kur Saimir Tahiri nga njëra anë u bë Ministër i Brendshëm dhe nga ana tjetër u bë koka e trafikut të drogës. Jemi në një situatë të ngjashme dhe këtë ua them bazuar jo në hamendësime, as në supozime, as në mllefe politike por në fakte kokëforta, një pjesë prej të cilave kanë dalë dhe jam i sigurt që të tjera do të bëhen publike.?
Problematika e krimit ne vend, lidhjet e tij me politikanet ne pushtet, përbejnë boshtin kryesor te aksionit opozitar ne vitet e fundit e nje prej arsyeve pse Partia Demokratike do te dale ne proteste ne 27 janar përpara Kryeministrisë.