Protesta e dështuar e 1 Majit, më shumë sindikalist se sa punonjës në shesh

Channel One Albania 2017-07-05

Views 2

Lindita Fesku, 28 vite i ka kaluar duke bërë punë të vështira demontuese në Uzinën Mekanike të Poliçanit. Sot ajo është e papunë dhe merr vetëm 3 mijë lekë nga shteti. Me rastin e ditës së punëtorëve, Fesku ka mar rrugën nga qyteti i saj për në Tiranë, duke i bërë thirrje qeverisë në emër të gjithë punonjësve të Uzinës, që t?i nxjerrë në pension të parakohshëm ose t?i kthejë në punë.
?Kam punuar 28 vjet në tunele, në çmontime, demontime. Para 3-4 vitesh na nxorën nga puna pa reformë, pa asistencë, marim vetëm 30 mijë lekë të vjetra në muaj nga bashkia. I kërkojmë Kryeministrit të na japi punë ose të na bëjë reformën, që të ushqehemi?, pohon Fesku.
Kreu i Konfederatës së Uzinës së Poliçanit, Abedin Çela, thotë se kanë 3 vite që presin të përfitojnë pension të parakohshëm. ?Kemi 3 vjet që kërkojmë trajtimin e veçantë nga kjo qeveri, që na e ka premtuar dhe po na gënjen?, thotë Çela.

http://www.oranews.tv/vendi/protesta-e-deshtuar-e-1-majit-me-shume-sindikalist-se-sa-punonjes-ne-shesh/

Share This Video


Download

  
Report form