Report TV - 1 Maji, OP: 200 punëtorët që kanë vdekur këto vite në Shqipëri

Report TV 2017-07-05

Views 1

Punëtorë nga i gjithë vendi janë mbledhur sot tek Ushtari i Panjohur në Tiranë, që të protestuar për të drejtat e tyre. Këtë 1 maj ata kanë kërkuar drejtësi, dinjitet dhe trajtim të barabartë, teksa kanë paralajmëruar edhe protesta në rast se kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Kol Nikolli, president i Konfederatës së Sindikatave në Shqipëri, u shpreh se paga minimale dhe statusi i minatorit janë prioritare këtë vit.

Kryetari i Konfederatës së uzinës së Poliçanit Abedin Çela, tha se 22 punëtorët e Uzinës kërkojnë trajtim të veçantë nga shteti, pensionin e parakohshëm, në të kundërt do të përshkallëzojnë protestën.

Para Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Organizata Politike organizoi gjithashtu një protestë për punëtorët që kanë humbur jetën në punë.

Ata u shprehen se vitet e fundit 200 punëtorë kanë humbur jetën pasi në Shqipëri nuk respektohen kushtet e sigurisë në punë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS