Për sa kohë ka një çoroditje totale dhe secili ka interesat e tij, secili shikon punën e tij. Me interesat e Kosovës. konvenojnë vetëm interesat e atyre që kanë vdekur. Fakti që mijëra qytetarë të Europës vazhdojnë të ikin jashtë dhe të mos kthehen më, do të thotë se atyre nuk i konvenojnë interesat me pushtetarët.
Edhe sikur të mos vendosej taksa për mallrat serbë nuk do të kishte bisedime. Bisedimet do të sjellin kosto për shumë ffigura politike. Ajo është pozitive për sa kohë vendos të marrësh masa ndaj një shteti që të ka keqtrajtuar për shumë vite.
Rama më mirë të qëndrojë i baraslarguar. Sot Kosova nuk është provincë e Shqipërisë. Është shtet i pavarur. Shtet i dytë shqiptar i pavarur. Nuk jemi vëllezër, në politikë nuk ka vëllezër. Ne jemi një komb. Popuj ka shumë. Popull dhe Komb shqiptar ka një. Tirana ka më shumë përvojë dhe duhet ta adresojë", tha Danaj.