Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është rikthyer në Vlorë, ku brenda 10 ditëve pritet të kryhen një sërë ndërhyrjesh në objekte.
Zbatimi i projektit të ?Agupunturës Urbane? të Bashkisë së Vlorës parashikon prishjen e tre objekteve përgjatë bulevardit Vlorë- Skelë, dy prej të cilëve janë shembur.
Sipas Bashkisë së Vlorës, objektet ishin të ndërtuara pa leje përkatëse dhe kishin zaptuar hapësirat publike.
Projekti i ?Agupunturës Urbane? synon rikualifikimin e hapësirave ndërmjet pallateve, kthimin e parametrave të distancës mes objektive por edhe rikthimin e hapësirave të gjelbërta.
Krahas objekteve që parashikohen të shëmben përgjatë bulevardit, 9 objekte të tjera do të rrëzohen nga IKMT, kësaj here për ti hapur gjurmën rrugës së Unazës së Madhe të qytetit, aksi i cili parashikon të dublojë Lungomaren.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ikmt-stacionohet-ne-vlore-deri-te-merkuren-shemben-objektet/