Vasili: LSI forcë e parë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar Drejtues të LSI-së, pas zgjedhjes së Ilir Metës president të Republikës, Petrit Vasili, kryetari në detyrë, reflektoi ambicien që më 18 Qershor, partia që përfaqëson të jetë forcë e parë politike në vend. Ilir Meta, në mbledhjen e fundit të partisë që themeloi ne 2004, nuk ngurroi të mbështeste prirjen e deklaruar nga Vasili, madje shkoi edhe me tej. Me gjuhen e kreut te shtetit, Meta foli edhe per opozitën te cilës i kujtoi se bojkoti nuk është zgjidhje. Ai ka folur me superlativa për LSI-në dhe frymën bashkëpunuese në këto 13 vite ekzistencë. Por, me largimin e tij, dha një këshillë pasardhësve. Të mërkurën e ardhshme LSI do të mbledhë Konventën për të vendosur se cili do të jetë drejtuesi. Edhe pse duket se fati është paracaktuar nga Ilir Meta, kur dha mbështetjen 100% për Petrit Vasilin, bashkëpunëtorin e tij të vjetër.

Share This Video


Download

  
Report form