http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë një takimi me banorët e Manzës të qarkut Durrës, Ilir Meta theksoi se, LSI ka një politikë të mençur që e nxjerr vendin nga ky lloj stanjacioni ekonomik.?Drejtimi i ri është LSI, parti që mban fjalën, parti që kujdeset për njerëzit, parti që është kundër përçarjeve kundër konflikteve. Na duhet një politikë e mençur, na duhet një politikë jo për televizione e jo për të bërë lajme por një politikë që e nxjerr vendin nga ky lloj stanjacioni. E vetmja rrugë për të ecur përpara, e vetmja rrugë për t?i dhënë Shqipërisë një frymëmarrje të re demokratike, ekonomike, shoqërore është LSI?.Ndërsa, kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të LSI në qarkun Durrës, Lefter Koka, u shpreh se, me 25 qershor do të ketë një ndryshimin te madh.?Unë besoj ajo që ka përfaqësuar LSI në këto vite është dëshira për të zgjidhur problematikat. Nëse nuk di të dëgjosh dhe të komunikosh, nuk mund të gjesh as zgjidhje. Boll të kesh dëshirën e mirë për të punuar. A mundet sot në një vend evropian në vitin 2017 të flasësh për tepsi e për tenxhere? 25 qershori është një datë shumë e rëndësishme dhe do të bëjë ndryshimin e madh për të ardhmen e fëmijëve tanë.?Ndërkohë nga selia e LSI-së, nënkryetari Luan Rama i ka kthyer përgjigje deklaratave të kryeministrit mbi pengesat që i janë krijuar qytetarëve në marrjen e certifikatave të pronësisë në zyrat e hipotekës. Luan Rama ka deklaruar se kryeministri Rama nuk është treguar luajal me LSI-në, edhe gjatë zgjedhjeve lokale të dy viteve më parë.