Pas zyrtarizimit të listave, kryeministri Rama ka falenderuar të gjithë deputetët që nuk janë kandiduar për në 18 qershor, ndërsa më pas është shprehur se PS është gati për ballafaqim.
Rama është shprehur i bindur se PD do të futet në zgjedhje, ndërsa e ka ftuar edhe njëherë që të vendosë kandidat në Kavajë për zgjedhjet lokale.
Rama ka theksuar edhe njëherë se në zgjedhje PS do të shkojë e vetme, jo me koalicione.
"Mirënjohje për deputetët që ishin pjesë e rrugës sonë duke filluar nga Namik Dokle, Leskaj, Dade dhe të gjithë të tjerët me radhë.
Unë vazhdoj të mendoj që PD do të hyjë në zgjedhje jam i bindur që nuk është iluzion por reale, pasi e kam pasur gjithmonë këtë bindje.
Jam besimplotë që ne do të mund t'i krijojmë PD dhe partive të tjera rreth saj mundësinë që të regjistrohet natyrisht në formatin aktual secili më vete, edhe jashtë afatit.
Në një afat mundësish për të përgatitur fletët e votimit dhe patjetër jemi gati ti ofrojmë që në 7 maj të shkojë me një kandidat në Kavajë dhe një turmë njerëzish" tha Rama.