Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nëse opozita do të futet apo jo në zgjedhjet lokale të 30 qershorit do të vendosë Moska, pasi është një parti që financohet nga Rusia.
"Me shumë gjasa e di dikush në Moskë nëse do të marrë PD-ja pjesë në zgjedhje. Kjo është e vërteta. Përsa kohë që investigimet në Amerikë, thonë se një kompani ruse bën pagesë të partisë Demokratike. Dhe nëse lekët vinkan nga Moska dhe Basha refuzon që të shkojë në prokurori. Një parti që financohet nga para ruse, mesa duket në Moskë u vendoska, duhet të pyesim Moskën nëse PD-ja do të marrë pjesë në zgjedhje" tha Veliaj.