Ish kryetari i KQZ, Çlirim Gjata gjatë një lidhje telefonike për Report Tv i jep të drejtë Bylykbashit kur thotë se afati i regjistrimit të listave të kandidatëve nga partitë ka përfunduar mbrëmë në mesnatë.
Por sipas Gjatës problemi më tepër se matematikor është ligjor ndaj politika nuk duhet t?ia delegojë krizën institucionit të KQZ.
?Ka të drejtë Bylykbashi. Kemi të bëjmë me një veprim të thjesht matematikor, kushdo e numëron vetë. Numërimi nis nga 17 qershori, pra duhen 50 ditë. Problemi nuk është matematikor por ligjor, në këtë krizë politike që jemi, ajo pjesë e politikës që do të hyjë në zgjedhje por ka problemin që opozita nuk do hyjë kërkon t?ia kalojë institucioneve këtë krizë dhe kjo është e gabuar. Që kur u bë kërkesa për shtyrjen e afatit të koalicioneve dhe KQZ nuk pranoi tregoi nuk ra si institucion por qendror. Politika sajon gjëra të tilla qe ta vë edhe KQZ para faktit të kryer?, tha Gjata.