Gazeta Shqiptarja.com zbuloi sot se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që, para dhe gjatë zgjedhjeve, të shtrijë kontrollin dhe të aplikojë kufizime edhe mbi portalet dhe gazetat, të cilat sipas Komisionit kanë impakt të madh në zgjedhje. Gazetari që ka ndjekur këtë çështje në Shqiptarja.com, Adriatik Doçi ishte i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv për të hedhur më shumë dritë mbi propozimet e institucionit që administron zgjedhjet në Shqipëri. Doçi u shpreh se KQZ po tenton që të kapë median, ndërsa ky propozim, shtoi ai, u shkon për shtat interesave të politikës, pasi është ajo që kontrollon bordin e monitorimit.