Meri File piktore e njohur, ka zgjedhur që në vend të ekspozitës së saj vetjake të kurojë një ekspozitë kolektive, me artistë të rinj të talentuar, ku veprat më të bukura të tyre, jo gjithmonë kanë fat të prezantohen para publikut.
Ekspozita e titulluar ?Lakuriqësi? është çelur në Galerinë Kalo dhe do të qëndrojë e hapur deri në datën 7 maj. Titulli i ekspozitës është intrigues, por duket se 10 artistët e përzgjedhur në këtë ekspozitë nuk pikturojnë lakuriqësinë në vetvete.