Eros Dibra dhe Dea Tili të identifikuar tashmë si dy talente të reja shqiptare kanë çelur një ekspozitë të përbashkët të titulluar ?Viewpoint? në Galerinë ?Kalo?. Piktori i njohur Gazmend Leka, i cili është edhe pedagog në Akademinë e Arteve, pohon se aftësitë e tyre i ka veçuar që në auditorët e shkollës. ?Ata janë dy artistë të rinj që sapo kanë lënë atelienë e Universitetit të Arteve.
Ishin studentë të shkëlqyer. Vite më parë, ata hynë në atelietë e shkollës që të mësonin rregullat e së vërtetës, por dolën nga kjo shkollë duke i thyer ato, e duke ndërtuar rregullat e ?gënjeshtrës?, rregullat e gabimit, rregullat e së vërtetës së mbrame, rregullat e një bote iluzore, rregullat e qenies që vëzhgon të vërtetën, e botës materiale, për ti përmbytur e për të ndërtuar rregulla të reja, ato të një botë shpirtërore që fshihet thellë në unin e tyre e që sapo kanë filluar ta zbulojnë. Me pak fjalë shkelën ligjet për ti respektuar e për ti përmbushur?, shprehet Gazmend Leka. Për Eros Dibrën, kjo nuk ishte ekspozita e parë. Pas studimeve në Akademinë e Arteve, Eros ka qenë aktiv në skenën e artit bashkëkohor, duke marrë pjesë në evente të ndryshme. Ai u bë pjesë e programit ?Artist in Rezidence? Düsseldorf, bashkëpunim i qeverisë shqiptare me atë gjermane në fushën e kulturës. Fitues i edicionit XXI të ekspozitës ndërkombëtare ?Onufri?, Eros Dibra paraqiti punimet e krijuara në qytetin e Düsseldorfit. Ai u përzgjodh nga një juri gjermane mes shumë kandidaturave të tjera dhe qëndroi në kryeqytetin e Landit deri në fund të muajit mars.
Ekspozita e tij ?Plagët ? Ëunden? qëndroi e hapur deri me datë 24 mars. ?Vieëpoint? u cel mbrëmë dhe u ndoq me interes edhe nga Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Hellmut Hoffman dhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Florian Rauning. Ekspozita ? Viewpoint?. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 24 prill në Galerinë ?Kalo? në Tiranë.