Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Kavaja ku zhvilloi një takim me votuesit për herë të parë, kryeministri Edi Rama akuzoi Partinë Demokratike se përmes forcës dhe konfliktit kërkon të rikthehet në këtë qytet. Rama tha se të djathtët e kanë braktisur Kavajën duke mos kryer asnjë investim. Gjatë takimit Rama riktheksoi rëndësinë që ka për vendin votimi i vettingut.
Vetëm pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të pjesshme vendore për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri, të cilat PD ka paralajmëruar se do ti bllokojë, kryeministri Edi Rama akuzoi lidershipin demokrat se po kërkon ta fusë Kavajën në konflikt.
Por Rama u shpreh besimplotë se demokratët e arsyeshëm nuk do të bëhen mish për top për ata që janë futur në çadër nga frika e drejtësisë.
Rama: Sot duan të rikthen në Kavajë dhe nuk duan të rikthehen në një garë për tu gjykuar me votë nga populli i Kavajës, por duan të rikthehen për të bllokuar rrugën e Kavajës drejt të ardhmes, për të ndaluar orën e Kavajës siç e ndaluan çerek shekulli, duan të rikthen në Kavajë për konflikt, për të përplasur qytetarët duke i ndarë, përçarë dhe duke i futur në një konflit pa kuptim. Por nuk besoj se ka demokrat të ndershëm, qytetarësh të zakonshëm që ka votuar dhe voton PD që është gati të përplaset me fqinjin vetëm e vetëm që ata që janë futur në çadër të shpëtojnë nga drejtësia. Nuk besoj se ka prindër demokratë që janë të gatshëm ti shkojnë pas marrëzisë së Saliut, Lulit dhe atyre që janë ngujuar në çadër nga frika e drejtësisë për të shpëtuar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që i kanë marrë frymën njerëzisë. Jam i bindur që demokratët, ata që janë me PD me zemër por dhe arsye, kurrë nuk do pranojnë të bëhen mish për topat e kësaj marrëzie që ushqehen nga frika e tmerrshme e drejtësisë që na duhet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-demokratet-nuk-do-behen-mish-per-topin-e-marrezise-se-cadres/