Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Propozimi i LSI në Komisionin Ekonomisë për rritjen e taksës së rentës minerare me 10% dhe kalimin e saj në buxhetin e pushtetit vendor, shkaktoi debate mes deputetëve të mazhorancës; PS-LSI.
Përparim Spahiu, LSI: Do t?ju japim ca para bashkive më tepër nga renta e asaj pasurie që marrim dhe them që janë të gjitha mundësitë të shkojmë në 10% të rentës.
Në kundërpërgjigje ministri i financave Ahmetaj u shpreh se çdo shtesë financimi që i bëhet bashkive ul buxhetin e qeverisë.
Ahmetaj: Mos harroni që çdo shtesë që i shtohet pushteti vendor, i ulet pushteti qendror.
Spahiu: Nëse shtohet diku, do ulet diku. Pse duhet të na shqetësojë nëse i çojmë më shumë para Fierit.
Ahmetaj: Po nuk ju shqetësojë ju konsolidimi fiskal, shqetëson qytetarët dhe qeverinë e mazhorancës që ju përfaqësoni dhe unë si ministër i Financave që kam për detyrë të ulë borxhit.
I ashpër në qëndrimin e tij ishte kryetari i Komisionit parlamentar të ekonomisë Erion Braçe i cili pohoi se pasuria kombëtare nuk mund të jetë lokale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/renta-minerare-tek-vendoret-debate-midis-braces-e-deputetit-te-lsi/