Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas dështimit të negociatave me mazhorancën të ndërmjetësuara nga eurodeputetët David McAllister dhe Knut Fleckenstein, kreu i opozitës Lulzim Basha ka njoftuar nisjen e mosbindjes civile anembanë Shqipërisë duke filluar nga java që vjen.
Basha: Rama nuk do as zgjedhje të lira dhe as vetting të vërtetë, i trembet demokracisë së vërtetë dhe dretësisë së vërtetë.Nuk do të pranojmë as zgjedhje fasadë as veting fasadë të diktuar nga Rama dhe interesat e tij korruptive dhe kriminale. Jemi të vendosur të vazhdojmë pa kthim betejën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vetting të vërtetë sipas ndryshimeve kushtetuese të 22 korrikut. Javën e ardhshme do të nisim përshkallëzimin e mosbindjes civile anembanë Shqipërisë.
Kreu i PD-së tha se PD ka rënë dakord me një numër të madh propozimesh të natyrës teknike për dekriminalizimin dhe luftën kundër drogës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-lajmeron-javen-e-ardhshme-nisim-mosbindjen-civile/