Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Gjirin e Lalëzit ka nisur puna për ndërtimin e kompleksit të parë turistik me 5 yje, një investim me vlerë 90 milione euro. I pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve, kryeministri Edi Rama tha se ky resort do të hapë një faqe të re për turizmin, dhe garatoi se do të pasohet shpejt nga të tjerë.
Rama: Bindja ime është që në 3-4 vitet e ardhshme ky nuk do të jëtë i vetmi kantier, por do të ketë 3-4 të tillë. Vetëm ky resort me 5 yje është një investim prej 90 mln euro, ndërkohë ambicia jonë është që të kalojmë 1 mld dollare. Në 2016 turizmi prodhoi 1.5 mld euro duke shnderruar në një shtyllë të fortë të ekonomisë shqiptare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-puna-per-ndertimin-e-resortit-me-5-yje-ne-gjirin-e-lalezit/