Protestuesit e Partisë Demokratike bllokuan sot për 60 minuta trafikun në 2 pikë në Tiranë dhe 3 pika të tjera në rrethe, nga ora 11:00 deri në 12:00.
Bllokimi i rrugëve solli radhë të gjata automjetesh dhe kaos në qarkullim duke sjellë edhe irritimin e qytetarëve.
Rrugët që u bllokuan nga protestuesit e opozitës ishin: Rrethrrotullimi i Plugut (Lushnje) - Automjetet që vijnë nga Jugu, rrethrrotullimi i Milotit - Automjetet që vijnë nga Veriu, rrethrrotullimi i Bradasheshit (Elbasan) - Automjetet që vijnë nga Juglindja dhe Jugu, sheshi "Shqiponja" (Tiranë) Automjetet që vijnë nga Veri dhe Jugu dhe mbikalimi te Shkolla Teknologjike - Tiranë.
Në fund të protestës Lulzim Basha u shpreh se opozita është e vendosur për të vazhduar deri në realizimin e kushtit të saj për krijimin e një qeverie teknike, ndërsa shtoi se protesta e sotme ishte një paralajmërimin për Edi Ramën.