Çanta që torturon fëmijët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vazhdimisht flitet per mbingarkesën e teksteve ne shkolla, por rrallëherë diskutohet per sasinë dhe peshën e librave qe mbajnë fëmijët mbi shpine. E keni menduar ndonjëherë sa u peshojnë fëmijëve çantat e shkollës?Gjate një vëzhgimi te bere pranë institucioneve arsimore konstatuam se kilogramët qe fëmijët mbajnë çdo dite mbi kurriz janë rraskapitëse edhe per te rriturit.Kjo është Kejsi, nxënëse ne klasën e peste ne shkollën ?Fan Noli?. Bashke me te iu drejtuam nje farmacie pranë shkollës per te pare kilet qe ajo mban çdo dite mbi kurriz. E nëse pesha e saj trupore eshë pak me shume 38 kilogramë, çanta e shkollës i peshon 6.1 kilogramë.Mjeket specialiste japin alarmin per deformimet qe po shkakton çanta e shkollës ne shtyllën kurrizore te fëmijëve. Ortopedi Dritan Todhe tregon se sot kemi 20% me shume paciente te vegjël me skolioze dhe 30% me shume qe iu nevojitet ndërhyrje kirurgjikale. Mjeket janë te prere ne rekomandimet qe japin.Shenjat e para te skoliozes ose siç njihet ndryshe harkimi anash i kolonës vertebrale, janë zhdukja e belit dhe zgjerimi i tij dhe probleme te fëmijës ne përkulje apo lëvizje. Kjo sëmundje sipas mjekeve ka kosto te mëdha financiare, trajtimi saj mund te zgjasë gjithë jetën, madje çon edhe ne invaliditet. Meket thonë se qe keta fëmije te mos jene nesër kandidate per kemp, duhen marre masa duke filluar pikërisht nga librat.

Share This Video


Download

  
Report form