http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Tiranës, prangosi katër persona, te cilët akuzohen si trafikante të lëndëve narkotike.Ky është momenti kur agjentët antidroge ndërhyjnë në shkëmbimin e 102 kg kanabis, pranë rrugës Pezë-Ndroq.Gjithçka mbeti në tentativë pasi, më herët efektivët blu kishin rënët në gjurmët e shpërndarësve.Në pranga përfunduan, Arjan Mustafaj, Shpetim Sinaj, Erjon Zenelaj të tre nga Mallakastra dhe Niko Dula nga Përmeti.Trafikantët kishin në përdorim dy automjete, një Mitsubishi ku u gjet lënda narkotike e shpërndarë në 7 thashë, ku sipër qëndronin thasët me miell.Policia thekson se, droga do të ishte për tregun e brendshëm të kryeqytetit.