Report TV - Llalla: Policia përjashton prokurorët kur asgjëson drogën

Report TV 2017-07-05

Views 0

TIRANË-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla në një konferencë për shtyp me ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili shprehu sot disa nga problematikat me të cilat ndeshen prokurorët gjatë punës së tyre.

Kryeprokurori akuzon Policinë se qëllimisht nuk i përfshin në administrimin e provave materiale, konkretisht në rastet e kapjes e zbulimit të drogës.

?Një problem tjetër, mbetet mënyra e administrimit të provave materiale. Sidomos në rastin e lëndës narkotike, cdo ditë del që kapen lëndë narkotike, asgjësohen cdo ditë lëndë narkotike, por ka një përjashtim të prokurorëve gjatë asgjësimit. Asgjësohen provat materiale jo në rrugën ligjore, pasi përjashtohen prokurorët. Prokurorët nuk duhet të përjashtohen, por të përfshihen në këtë procedurë kaq të rëndësishme të hetimeve?, u shpreh Llalla duke shtuar se ka dyshime se Policia nuk e asgjëson drogën.

Po kështu duke vënë theksin se droga është cështja me sensitive në vend sot për sot, Llalla tha se, dhe strukturat që duhet të punojnë me zbulimin e lëndës narkotike kanë rezultate të ulëta.

?Një ndër problematikat dhe cështja më sensitive mbetet krimi i organizuar. Gjatë kësaj periudhe mbetet shqetësues se në vend po trafikohen lëndë narkotike. Ajo cfarë ëhstë shqetësuese është fakti se struktura ligjzbatuese që duhet të kontrollojnë territorin kanë rezultate të ulëta në zbulimin?.

Share This Video


Download

  
Report form