Report TV - Droga, Llalla: Prokurorët zotë të çështjes, s’duhet të ndikohen

Report TV 2018-05-04

Views 4

TIRANE-Kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar se disa nga institucionet shqiptare nuk e kanë bërë detyrën e tyre si duhet në luftën kundër kanabisit. Nisur nga përplasja e djeshme e Ramës me Krimet e Rënda për rastin e Tahirit, Llalla i ka dërguar një mesazh të qartë kryeministrit.
Sipas tij, prokurorët janë zotë të çështjes, ndërsa hetimet duhet t?i zhvillojë të pandikuar edhe kur në hetim janë zyrtarë të lartë. ?Do të bashkëpunojmë me Italinë për të luftuar grupet kriminale, por kjo është e pamjaftueshme. Hetimet e anti-mafias kanë zbuluar se janë trafikuar sasi droge të mëdha në Itali. Situata nuk është më e mira e mundshme. Institucionet duhet të jenë më efikase për mbledhjen e informacionit dhe referimet.

Të sigurohet kontroll më i rreptë i vijës kufitare. Këto institucione nuk kanë përmbushur korrekt detyrat e tyre. Qeveria ka hartuar një strategji, që është duke u përmirësuar është shtuar edhe forca me autoritetet franceze.

Në Shqipëri është miratuar reforma në drejtësi. Prokurorët janë zotët të cështjes, por hetimet duhet t?i zhvillojë të pandikuar edhe kur në hetim janë zyrtarë të lartë. Ne besojmë që do të punojmë që këto standarde të arrihen? deklaroi ai.

Share This Video


Download

  
Report form