Moody’s: Paqëndrueshmëria politike dëmton ekonominë

RTV KLAN 2017-07-05

Views 0

Një nga agjencitë më prestigjioze në botë për klasifikimin financiar Moody?s, e vlerëson borxhin e Shqipërisë të qëndrueshëm në nivelin B1. Vlerësimi për borxhin është bërë edhe njëherë nga Moodys në fillim të muajit prill, për shkak të situatës politike në vend.

Në raport theksohet se Shqipëria pritet që të ketë një rritje ekonomike në nivelin 3.5% këtë vit, të ulë trajektoren e borxhit dhe deficitit, por të gjitha këto, nënvizon Moody?s mund të kërcënohen nga situata politike.

?Ne presim që në dy vitet e ardhshme borxhi si përqindje e produktit të brendshëm bruto të bjerë, por pavarësisht kësaj, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në qershor 2017-të mund të sjellin vonesa për reformat, sidomos nëse ka rritje të paqëndrueshmërisë politike.?

Thuhet në raport. Moody?s sqaron se situata politike mund të ulë produktivitetin në luftën kundër informalitetit, ndërsa të ardhurat mund të bien edhe nga ecuria e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Për këtë agjencia këshillon qeverinë që të mbajë të ngrirë një fond kontigjence në masën 3.2 miliardë lekë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form