Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mungesa e rrugës ka hedhur në protestë qindra banorë të 4 fshatrave të zonës së Torovicës në Lezhë.
Ata protestuan për dy orë para Bashkisë së qytetit duke bllokuar dhe hyrjen e institucionit.
Banorët thonë se rruga që i lidh me Balldrenin është shkatërruar plotësisht, duke u bërë e pakalueshme dhe në këtë situatë është në rrezik jeta e çdo të sëmuri.
Ata kërcënojnë me përshkallëzim të protestës dhe bojkot të zgjedhjeve nëse problemi nuk do të marrë zgjidhje, pasi sipas tyre premtimet nuk kanë muguar në çdo fushatë elektorale, por që ka munguar ndërhyrja.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/banoret-e-torovices-kercenojne-me-bojkot-nese-sndertohet-rruga/