Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Familjet e përmbytura nga liqeni i Fierzës në Kukës protestuan duke kërcënuar se do të bojkotojnë zgjedhjet e 25 qershorit, pasi sipas tyre asnjë deputet në 27 vjet nuk ka ngritur zërin për pronat e tyre që shfrytëzohen nga shteti për prodhimin e energjisë elektrike. Sherif Kastrati, kryetar i shoqatës së të përmbyturve të Fierzës, paralajmëron të gjithë kandidatët për deputet të qarkut të Kukësit se nuk do marrin asnjë votë prej këtyre familjeve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kukes-banoret-kercenojne-me-bojkot-te-zgjedhjeve/