Kompania ?Ujori? që rezulton të jetë në pronësi të shtetases Xhuljana Sejdini, gruas së kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, është kompania që ka kryer veprimet doganore të kamionit maqedonaz, që u kap me 8 tonë drogë nga autoritet Italiane.
Ndaj kësaj kompanie tashmë mësohet se prokuroria për Krimeve të Rënda ka nisur hetime për të parë rolin e secilit prej punonjësve në këtë çështje.
Sipas ekstraktit në QKR,kjo kompani administrohet nga shtetësja Rezarta Sehu, ndërsa pronare me 100 për qind të aksioneve është shtetësja Xhuljana Sejdini, gruaja e Qazim Sejdinit.