Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeopozitari Lulzim Basha ka njoftuar sot intesifikimin e protestave në të gjithë Shqipërinë. Nga çadra e lirisë, Basha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ditën e hënë në orën 11-12 të bashkohen në bllokimin total të trafikun kombëtar në të gjithë Shqipërinë.
Basha: Në funksion të arritjes se këtij qëllimi madhor, të këtij vendimi të patjetërsueshme të 18 shkurtit, opozita e bashkuar me në krye PD ka vendosur intesifikimin e protestës qytetarë ne të gjithë Shqipërinë. Duke ruajtur si pishtar, si bërthamë të kësaj lëvizje çadrën e lirisë 24 orë në ditë, por duke e shtrirë atë në mbarë vendin. Ditën e hënë të gjithë qytetarët shqiptarë, të djathtë, të majtë, patriot, të rinj, të reja të bashkohemi midis orës 11-12 në bllokimin total të trafikut kombëtar në të gjithë Shqipërinë.
Ky është vendimi i opozitës së bashkuar. Kjo është një orë e madhe solidariteti kombëtar, është një orë e madhe mesazhi. Kurrë më nuk do të ketë tërheqje dhe kompromis por vetëm qëndresë deri në hedhjen e themelit të republikës së re që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Por është edhe fillimi i një aksioni politik i cili vetëm do të përshkallëzohet për të kulmuar në një tjetër kulm në 7 maj ku ne do ti rrimë fjalës së dhënë së shqiptarëve dhe kavajësve për të mos ja dorëzojmë më Kavajës krimin dhe ti them ndal krimit në Kavajë dhe pastaj në të gjithë Shqipërinë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/opozita-intesifikon-protesten-te-henen-bllokohet-trafiku-per-1-ore/