ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish, këtë herë nga Elbasani, çadrën e opozitës në Bulevard.
Gjatë inaugurimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë, Rama tha se çadra e PD përpara zyrës së tij në Kryeministri është si një serë e cila nuk riciklon.
Duke u ndalur te investimi në këtë impiant, Rama tha se përveç impaktit ekonomik ka edhe atë social për mbrojtjen e mjedisit, ndërsa akuzoi paraardhësit e tij në pushtet se qeverisën mbi plehra.