Ora News - Hemodializa në Elbasan, shërbimi do të ofrohet falas për 1050 pacientë

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shërbimin falas të hemodializës sot marrin 1050 pacientë në të gjithë vendin. Kjo u konfirmua nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu e cila së bashku me Kryeministrin Edi Rama inspektuan përfundimin e investimeve në repartin e hemodializës në Spitalin e Elbasanit. Ndërsa kryeministri teksa ishte për një vizitë në një familje fermerësh në zonën e Shushicës u shpreh se gjendja në Spitalin e Elbasanit ishte skandaloze, me ndërtime pa leje brenda oborrit të spitalit.
Kalvarit të pacientëve me insuficensë renale, në qytetin e Elbasanit i erdhi fundi. Prej muajit prill shërbimi do t?u ofrohet edhe në spitalin rajonal të qytetit. Kryeminsitri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, inspektuan repartin e hemodializës dhe kushtet në të cilat do të ofrohen në ditët e ardhshme për pacientët. Prej këtij muaji ky shërbim do të ofrohet falas për 1050 pacientë.
Investimi e ka kthyer në një qendër multifunksionale që ofron për këta pacientë edhe shërbime të tjera mjekësore dhe laboratorike. Qendra është pajisur me 27 makina, prodhim i një ndër markave lider në botë në fushën e hemodializës. Risi është përdorimi i filtrave të dedikuar sipas nevojave specifike të secilit pacient. ? Hemodializa sot ofrohet për 290 pacientë në Vlorë, Shkodër, Lezhë e brenda këtij muaji edhe në Korçë, sa më pranë qendrave të banimit e në kushte bashkëkohore.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/shendetesi/hemodializa-ne-elbasan-rreth-4-mln-investime-per-5-spitale-rajonale/

Share This Video


Download

  
Report form