Report TV - Mungesa e sinjalistikës, qytetarët: Vija të bardha ose semaforë

Report TV 2017-07-05

Views 3

TIRANE-Mungesa e sinjalistikës dhe shpejtësia e madhe e automjeteve tek kryqëzimi pranë fakultetit ekonomik në Tiranë, është kthyer në një rrezik për qytetarët.

Në kryqëzim mungojnë shenjat e qarkullimit, që të mundësojnë kalimin e qytetarëve në vijat e bardha dhe nga ana tjetër të ndalojë drejtuesit e automjeteve të lëvizin shpejt.

E vetmja shenjë rrugore është kjo tabelë që tregon se ndalohet kalimi i makinave 2 ton?
Nga ana tjetër qytetarët shprehin shqetësimin teksa thonë kalimi në kryqëzim shoqërohet çdo herë me rrezikun për jetën.

"Ka gjithë ata studentë që kalojnë këtu dhe semaforë apo vija të bardha duhet të jenë patjetër", u shpreh një nga qytetarët.

"Nëse ne duhet të kalojmë rrugën dhe makinat nuk ndalojnë fare sepse nuk i shohin vijat e bardha", tha një tjetër qytetar.

Në këtë kryqëzim vihet re edhe mungesa e policisë rrugore, të cilët në mungesë të sinjalistikës që duhet, të normalizonin situatën për të evituar rastet e si e vetmja mënyrë për të evituar mundësinë
e aksidenteve.

Share This Video


Download

  
Report form