Report TV - Vlorë, vdiq në aksident, familjarët: Po kthehej nga puna, shkak mungesa e sinjalistikës

Report TV 2018-10-26

Views 3

Një ditë më parë humbi jetën në aksident Sajmir Miho 45 vjeç nga Vlora. Ai po lëvizte me motor në aksin rrugor Fier-Vlorë, teksa në vendin e quajtur ?Ferras? 45 vjeçari u përplas nga një makinë tip Opel e drejtuar nga Albert Myrtaj 38 vjeç, i cili u arrestua. Miho u dërgua në spitalin e Traumës me urgjencë, por nuk mundi të mbijetonte duke humbur jetën.

Ndërkohë që familjarët apelojnë që shteti të marrë masa për rrugën, pasi ka nisur prej 4 muajsh dhe nuk ka përfunduar dhe shkak për aksidentin sipas tyre ka qenë mungesa e sinjalistikës.

Është një rrugë që ka nisur katër muaj më parë dhe nuk ka përfunduar. Mungesa e sinjalistikës shkaktoi aksidentin. Sajmiri ishte duke ardhur nga puna. Për pak vinte në shtëpi, e prisnin tre fëmijët.

Rruga nuk ka sinjalistikë që të tregojë devijimin apo të bënte orientime. Në cdo vend të botës ka tabela paralajmëruese, këtu nuk ka as ndriçim, asgjë. Firma që bën punimet duhet të marrë masa.

Familjarët e viktimës

Share This Video


Download

  
Report form