Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD-së Lulzim Basha thotë se arrestimi i 18 efektivëve të policisë së portit të Durrësit dhe doganierëve të Qafë Thamës është provë se trafikun e drogës e bën shteti.
Basha përgëzoi aksionin e prokurorisë mbrëmjen e djeshme dhe kërkoi nga ajo të çojë deri në fund hetimet duke i vënë prangat ish ministrit të Brendshem Saimir Tahiri dhe duke e mbyllur me ate qe e quan kreu i bandës dhe që i referohet kryeministrit Edi Rama.
Lulzim Basha: ? Banda, çeta, kupola e republikës së vjetër, e komplotit kundër shqiptarëve, 10- 15 vetë janë në total, kontrollojnë ekonominë e shqiptarëve, taksat, asetet. Kontrollojnë politikën në shërbim të këtyre hajdutëve, dhe kriminelët që kontrollojnë aktivitetin kriminal, drogën. E kam fjalën për Edi Ramën dhe Saimir Tahirin me shokë që e mbushën Shqipërinë me drogë si pjesë e komplotit të tyre kundër lirive dhe mirëqënies së qytetarëve shqiptarë
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/basha-coni-ne-fund-hetimet-niseni-me-arrestimin-e-tahirit-mbylleni-me-ramen/