Report TV - Koenders: Vettingu kyç për integrimin,mbështetje qeverisë

Report TV 2017-07-05

Views 0

"Të zbatohet Vettingu, dialog dhe zgjedhje të lira e të ndershme". Këto janë pritshmëritë e Holandës në drejtim të Shqipërisë.

Mesazhi u dha në Tiranë nga ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Bert Koenders, në një konferencë të përbashkët për shtyp që pati me homologun shqiptar, Ditmir Bushati. Konders theksoi se, Holanda i jep mbështetje të madhe qeverisë shqiptare lidhur me realizimin e plotë të Reformës në Drejtësi.

?Vitin që shkoi parlamenti shqiptar miratoi ndryshimet unanime për shtetin e së drejtës dhe ka ardhur koha që këto ndryshime të zbatohen.
Mendoj që është e rëndësishme që të ketë dialog politik, të ketë zgjedhje të lira e të ndershme të bëni progres në procesin e Vettingut dhe Holanda është një mbështetëse e madhe e qeverisë, në këtë fushë. Ne holandezët njihemi si striktë dhe e mbështesim reformën në drejtësi.

Me ndryshimet që po na ndodhin në BE, kutoj këtu që një anëtar i madh si Britania po na ikën, më lejoni të them që mezi pres të shoh progresi në Shqipëri, reformën në drejtësi, zgjedhje të lira e të ndershme?, tha Koenders.

Share This Video


Download

  
Report form