DURRES-Tonelatat e kanabisit të kaluara përmes Portit të Durrësit drejt Italisë, presin 'kokat? e para.
Pas deklaratave të kryeprokurorit Llalla 3 ditë më parë se nga Porti i Durrësit trafikohet shumë drogë Prokuroria për Krime të Rënda, është urdhëruar arrestimi i një numri të lartë personash, ndër të cilët 10 punonjës policie në Portin e Durrësit, përfshirë edhe shefin e stacionit policor, si edhe 8 doganierë të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës, të dyshuar se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 ton kanabis sativa nga Shqipëria në Itali, në shkurt dhe mars 2017.