Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kamza, qyteti me 125 000 banorëve, me densitet 2802 banorë për km2 dhe 14 fshatra. Qytet me papunësi të lartë, me moshën më të re të banorëve në nivel republike. Mungojnë tërësisht hapësirat kulturore, çlodhëse, argëtuese, përkundrejtë mbipopullimit të lokaleve, basteve live, që favorizojnë kushtet e rritjes së kriminalitetit në qytet.
Pallati i Kulturës fillon të ndërtohet në vitin 2009 si projekt i qeverisë së djathtë dhe investim i Bashkisë së Kamzës. 18.5 ml lekë investim. Hapet në vitin 2011.
Me sallë kinemaje 200 vende. Jo aktive.
Me sallë teatri 420 vende. Jo aktive.
Me sallë biblioteke, jo aktive.
Aktiviteti bazë kulturor është festivali folklorik.
Një grup aktivistësh përpiqen të krijojnë një lloj fryme të kundërt me vullnetin e pushtetit vendor që ka në përdorim një pallat gjigant kulturor fantazëm.
Grupi aktivist kulturor "Ata", në bazë të ligjit "Për vetëqeverisjen vendore", ndërmerr në janar 2017 nismën qytetare për të kërkuar hapjen e një qendre rinore në hapësirat e Pallatit të Kulturës.
Buxheti për projekte kulturore për vitin 2017 është 5.5 milionë lekë, d.m.th 2-3 herë më i larët se Galeria Kombëtare e Arteve apo Arkivi Shtetëror i Filmit.
Janar 2017, aktoret amatore të grupit FemArt vënë në skenë komedinë "Ngritje pa krye" shkruar nga Diana Malaj. Në fokus janë të drejtat e grave të punësuara në fabrika italiane këpucësh, togëzash, rrobaqepsi.
1924 gra janë të punësuara në 9 fasoneri që gjenden në qytetin e Kamzës. Paga minimale, 210 mijë lekë/muaj, kushte të vështira pune. I përkasin shtresës së varfër të shoqërisë.
Në studion e Arkapisë e ftuar Diana Malaj
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv