Jeta nuk ka qenë dhe aq zi në komunizëm. Ekzistojnë materiale filmike familjare ku nuk hyn propaganda. Ato janë një mënyrë për të plotësuar kujtesën kolektive mbi të djeshmen.
Por edhe xhirimet e sotme private mund të sfidojnë një lloj tjetër propagande që mediat dhe rrjetet sociale bëjnë për individin dhe shoqërinë.
Në edicionin e dytë të Home Movie Day në Tiranë, ?Arkapia? prezanton arkivat personale të fotografit Armand Sallabanda, 1976-1980, bashkë me përjetimet e një kohe që ka zhdukur peizazhe dhe zakone.
Të ftuar Shpend Bengu dhe Armand Sallabanda