Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Senatori amerikan John McCain ka vizituar Tiranën në kuadër të turit zyrtar disaditor të nisur në rajonin e Ballkanit. Kryetari i Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin Amerikan pati një sërë takimesh me zyrtarët më të lartë të shtetit dhe të opozitës, ku u njohë me situatën politike dhe shqetësimet thelbësore të ngritura prej palëve.
Reforma në drejtësi, lufta kundër ISIS si dhe partneriteti ushtarak SHBA-Shqipëri në kuadër të forcave të NATO-s, ishin tre pikat e takimit në Tiranë të senatorit amerikan John McCain.
Në një njoftim në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane thuhet se gjatë vizitës disa orëshe në Tiranë, McCain theksoi se i duhet dhënë rëndësi reformës në drejtësi si edhe përpjekjeve për të luftuar terrorizmin.
Senatori amerikan u prit nga presidenti Nishani, ku në rolin e kryetarit të Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin Amerikan, bashkëbisedoi rreth kontributit të Shqipërisë për të përmbushur përgjegjësitë e saj ushtarake dhe financiare në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
MecCain i shoqëruar nga Ambasadori amerikan Donald Lu është takuar dhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.
Biseda u përqendrua tek partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, tek situata politike në vend si dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/senatori-mccain-takim-me-meten/