Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Shtetit ka zhvilluar kontrolle të gjera nga ajri dhe nga toka në zonën e Manzës dhe të Ishmit në Durrës, ku kreu i opozitës Lulzim Basha tha se kishte më shumë se 120 ton drogë.
Policia thotë se në aksion janë angazhuar 200 forca policie si dhe FNSH-ja dhe Drejtoria kundër Narkotikëve.
?Kontrollet kanë vijuar nga ajri dhe toka. Kontrollet u përqendruan në zonën e Ishmit dhe në Manzë. Nga ajri u filmuan tunele e objekte të dyshuara, ku më pas u kontrolluan nga toka nga F.N.Sh e Policia Vendore Durrës. U kontrolluan 28 tunele, 31 magazina e ish-magazina si dhe banesa të braktisura?, thuhet në njoftim.
Policia sqaron se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/akuzat-e-bashes-per-droge-kontrolle-nga-ajri-e-toka-ne-manze-dhe-ishem/