“Shkrihet” policia e Skraparit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbulimi i fabrikës qe ishte përshtatur per kultivimin e kanabisit dhe tharjen e hashashit, ka shkaktuar furtune ne policinë e Skraparit. Një ditë pas zbulimit të laboratorit, nisi hetimi disiplinor per 8 shefa seksionesh përfshirë dhe Drejtorine e Policisë së Beratit, Fatmir Lleshi. Ndërkohe tre specialiste u përjashtuan përfundimisht nga radhët e policisë. Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Altin Qato tha se çdo e dhënë drejt policisë për identifikimin e parcelave me kanabis do të shpërblehet ndërsa në të gjithë vendin janë kryer mbi 10 mijë kontrolle kryesisht të zonave me risk. ?Gjatë kësaj periudhe, janë hetuar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, 58 punonjës Policie, nga të cilët, 13 punonjës Policie janë përjashtuar nga Policia, 1 vërejtje me paralajmërim dhe 1 vërejtje, ndërsa të tjerët janë në proces hetimi penal dhe administrative. Çdo e dhënë apo informacion do të vlerësohet nga SHÇBA, duke ruajtur e garantuar anonimatin dhe për çdo shtetas që do të ofrojë informacion të vlefshëm, është vënë në dispozion një fond shpërblimi, i cili për nga rëndësia dhe vërtetësia e informacionit do të shkojë deri në 300 mijë lekë?. Nga periudha janar prill policia ka arrestuar 379 autore per prodhim e shitje narkotikësh ndërsa janë sekuestruar gjithsej 28 tone kanabis 1 kilogramë kokaine dhe 12 kilogramë heroine.

Share This Video


Download

  
Report form