Garda e Repubublikës nuk shkrihet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
braho, Garda, Komisioni, ligji, policia "Garda e Republikës nuk do të shkrihet, për Byronë e hetimit u morën parasysh propozimet tona, ndërsa ligji për Policinë e Shtetit, do të pësojë ndryshime". Ky ishte sqarimi që dha për mediat deputeti Spartak Braho, pas kundërshtimit që ligjvënësit e LSI-së i bënë propozimit të Ministrisë së Brendëshme për shkrirjen e Gardës. "Kemi gjetur konsensusin për policinë, Byronë Kombëtare të hetimit, Gardën. Ka ndryshime për ligjin për Policinë e Shtetit, dhe ne kemi gjetur konsensusin për ligjin për policinë. Garda nuk do shkrihet, por ndryshon emërtimi"- u shpreh Braho. Pas votës kundër në komisionet parlamentarëve të deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka qenë kryeministri Edi Rama që i ka ballafaquar ata me Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, për të gjetur kompromis për këto 3 ligje të konsideruar si shumë të rëndësishëm.

Share This Video


Download

  
Report form