Të rinjtë shqiptarë që punojnë në telefonitë celulare dhe në call center kanë dëmtime të dëgjimit.
17% e tyre kanë ulje të lehta dhe të mesme të dëgjimit, rezulton sipas një studimi të kryer përgjatë 3 viteve me 3862 të rinj të moshës 18-25 vjeç.
Suela Sallavaci, mjeke otorinolaringologe, shprehet se humbja e dëgjimit është e parikuperueshme dhe më të riskuarit janë ato të rinj që janë ekspozuar ndaj zhurmave apo punojnë në këto kompani për një kohë të gjatë.
Sipas mjekes Sallavaci të rinjtë e përfshirë në studim nuk e kishin kuptuar këtë problem. Ndërsa mundësia më e mirë për të frenuar këtë sëmundje profesionale janë kontrollet mjekësore dhe shmangia e herëpashershme e ekspozimit ndaj zhurmave.
Kompanitë Call Center kanë njohur rritje të aktivitetit të tyre vitet e fundit në Shqipëri, duke u kthyer në një sektor që punëson shumë të rinj. Në total numri i shqiptar që punojnë në këtë sektor arrin rreth 25 mijë.