Prezantohet studimi ?Eksperiencat e Diskriminimit të adoleshentëve në shkollë? i bërë nga ambasada PINK në bashkëpunim me Komisionerin për Mbrjojtjen nga Diskriminimi dhe nga Ministria e Arsimit.
Ky studim hedh dritë mbi eksperiencat e diskriminimit të adoleshenteve ne shkolla. Irena Baraku përfaqësuese e Komsionerit për Mbrojtjen e Diskriminimit tha se në shkolla adoleshentët pranojnë se diskriminojnë ata që kanë orientim të ndryshëm seksual.
Ndërsa zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj tha se duhet të edukohen mësuesit por edhe prindërit për të mos diskriminuar askënd.
Kjo studim u prezantua në kuadër të Festivalit të 6-të të Diversitetit, event i përvitshën i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin publik dhe angazhimin e institucioneve publike ndaj qytetarëve në sigurimin e të drejtave të barabarta për personat LGBT pa frikën e diskriminimi dhe përjashtimit social.