TIRANE-Kopshtet të cilat nuk kanë plotësuar kushtet edhe pas sugjerimeve të lëna nga task-forca e ngritur enkas për kopshtet do të mbyllen. Kjo ka qenë garancia që ka dhënë zëvendësministrja e ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj.
? Kontrollet e herëpashershme dhe në rastet kur nuk plotësohen standardet dhe cilësia si për kopshtet publike dhe ato jo publike dhe në drejtim të mjediseve higjeno-sanitare, natyrisht që merren masa deri në mbylljen e tyre?, tha Malaj.