Report TV - Malaj: Kopshtet do të kenë mjek pediatër dhe punonjës social

Report TV 2017-06-02

Views 2

Task Forca e ngritur për të monitoruar kopshtet ka nxjerrë edhe nevojën për ndryshimin e ligjit parauniversitar, ku çerdhet dhe kopshtet të kenë edhe shërbime të tjera si prezenca e mjekut pediatër dhe e punonjësit social për të garantuar zhvillimin psiko-motor të fëmijës.

Gjithashtu ndryshime janë sugjeruar edhe për pozicionin e administratorit të kopështit.

Këto ndryshime janë sqaruar për Report Tv nga zv/ ministrja e arsimit dhe sportit Nora Malaj.

Deri në vitin 2020 të gjitha kopshtet publike do të kenë vendosur të gjtihë kushtet sipas stadnradeve që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur.

Nora Malaj, zv/ministre e Arsimit për Report Tv ka sqaruar edhe ndryshimet që do të pësojë ligji për arsimin parauniversitar.

Ku mes tyre përfshihet futja e mjekut pediatër në çerdhe dhe kopështe, specialistët e zhvillimit psiko-motor si dhe administratori i kopështit të mos jetë në mjesideet e brendshme të menaxhimit të kopështit.

Share This Video


Download

  
Report form