Report TV - 7 supermarkete të tjera i bashkohen nismës për të reduktuar qeset plastike

Report TV 2017-07-05

Views 0

Nismës së Bashkisë së Tiranës për reduktimin e përdorimit të qeseve plastike i janë bashkuar edhe 7 rrjete supermarketesh të tjera, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në kryeqytet.

Ato nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit me Bashkinë e Tiranës, duke u angazhuar të marrin masat për të ulur deri në ndalimin e plotë të përdorimit të qeseve plastike në pikat e tyre të shitjes.

Marrëveshja u firmos dje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtuesit e 7 supermarketeve, të cilët ranë dakord që qeset plastike t?i shesin me një vlerë simbolike me qëllim dekurajimin e përdorimit të tyre, duke qenë se qeset janë edhe ndotëset më të mëdha të mjedisit.

Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi gatishmërinë që kanë treguar këto kompani për të kontribuar në një qytet më të pastër, duke përdorur sa më pak material të dëmshëm për mjedisin.

?Jam shumë entuziast sot, që nismës sonë për të reduktuar përdorimin e qeseve plastike në qytetin e Tiranës, i është bashkuar edhe një rrjet i 7 supermarketeve dhe besoj se detyra kryesore e tyre është padyshim që të kultivojnë një konsumator të përgjegjshëm, ushqim dhe produkte të shëndetshme, e që ruajnë standardin?, tha Veliaj, pas ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS