Pas Admir Çerpjas edhe Ditjon Memlika bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë për dy grabitjet e ndodhura në rrugën e Rinasit. Ish-komadoja ka vendosur të bashkëpunojë me prokurorinë për krimet e rënda duke identifikuar personat, të cilët u përfshinë në grabitje dhe mënyrën si u morën 7 milion euro.
Dëshmia e 30-vjecarit sipas hetuesve përputhet plotësisht me të penduarin e parë të bandës Admir Çerpja. Sipas Memlikes ai ka patur rol vëzhgues në grabitjet e ndodhura duke dhënë informacion mbi lëvizjen e makinave me para.
Sipas dëshmisë së të penduarit, Fation Xhyliu, Neim Avdulaj, Ernest Kupa,Dash Kupa, Aleksander Murataj dhe Dritan Sinanaj kanë qenë pjesë e grupit që kryen dy grabitjet.
Për këtë ngjarje vazhdon të jetë në kërkim Admir Murataj i cilësuar si organizatori i grabitjeve asaj të tre dhjetorit 2015 dhe 9 shkurtit 2017.
Tv Klan